Filmi kult “Scarface” do të ketë edhe një vazhdim të ri pas 35 vjetëve kur u shfaq për herë të parë në kinematë botërore.
Regjisori Antonie Fuqua ka pohuar se është duke punuar në skenarin e ri që do t’i përshtatet një historie reale të ditëve të sotme.
“Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara”, ka thënë regjisori.
Por, për dallim që vite më parë në rolin kryesor u shfaq Al Paciono, tani në të riun do ta shohim Denzel Washingtonin.
Ky i fundit mësohet se ka thënë “Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s’diskutohet më”.
Filmi në versionin e ri do të flasë për një gangster që bëhet bos droge dhe shkon në Los Angelos.
Ndryshe, xhirimet pritet të fillojnë në fillim të vitit 2019 në disa qytete të ndryshme amerikane. /Telegrafi/