Lara Croft, heroina protagoniste në sagën Tomb Raider rikthehet pas më shumë se 10 vjetësh.
Por, këtë herë jo nën interpretimin e Angelina Joliet, por të 28-vjeçares suedeze Alisia Vikander.
Traileri i filmit të fundit hedh dritë mbi historinë e luftëtares aventuriere.
Lara është një 21-vjeçare, e bija e një sipërmarrësi të zhdukur kur ajo ishte ende e vogël.
Ajo është një vajzë e pavarur, e shkëputur nga e shkuara, deri në momentin që zbulon një mesazh të lënë nga i ati.
Odisea e saj për të mbërritur në një ishull misterioz japonez është një mision plot të papritura dhe rreziqe, që nxjerrin në pah karakterin luftarak të Lara Croft. /Telegrafi/