Telegrafi

Rikthehet Superliga, kryendeshja Hajvalia-Prishtina

 Pjesa e dytë e garave nis me sfidën Istogu-Feronikeli, ndeshje kjo që do të luhet sot në “Demush Mavraj”.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy skuadrat për shkak se “trofta” lufton për ekzistencë në Superligë, derisa, skuadra nga Drenasi synon ta ruajë kreun e renditjes tabelore.

Ndërkaq, të dielën do të luhen ndeshjet tjera të javës së parë pranverore, ku kryendeshja luhet mes Hajavalisë dhe Prishtinës.

Interesant pritet të jenë edhe përballjet Trepça ’89-Drita dhe Llapi-Gjilani, kurse, Besa në “Shahin Haxhiislami” pret Drenicën, ndërsa Vushtrria sfidon Lirinë. /Telegrafi/