Site icon Telegrafi

Rikthehet Superliga e Kosovës me takimin mes Dritës dhe Trepçës ’89

Foto: Drita FC/ Facebook

Superliga e Kosovës do të rikthehet sot në aksion me një super takim që fillon në ora 14:00.

Kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqir i Trepçë ’89 për përballjen që luhet si zëvendësim i planprogramit të javës së dytë.

Gjilanasit nuk mund të zhvillonin këtë takim më herët, pasi ishin duke luajtur për parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Derisa rrugëtimi i tyre përfundoi para kohe, Drita është rikthyer me gjithë fokusin në elitën e futbollit kosovar, për ta mbrojtur titullit.

Vendasit kanë zhvilluar tashmë dy ndeshje dhe kanë po aq fitore, duke u renditur në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Trepça ’89 ka zhvilluar katër ballafaqime dhe ka dy fitore dhe dy humbje me pikë të njëjta me Dritën, por në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version