Site icon Telegrafi

Rikthehet superderbi i Gjilanit

Ndërkaq, një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë mes dy rivalëve të qytetit të Gjilanit, Gjilani dhe Drita rikthehet në dielën.

Në fakt, derbi mes këtyre dy skuadrave të njohur në vendin tonë, ka nisur ditë më parë. Qyteti i Gjilanit ka disa ditë që është duke jetuar me derbin e madh që din ta bëjnë në mënyrën madhështore ‘Skifterët’ dhe ‘Intelektualët’.

Pavarësisht se Drita aktualisht është një rang më të lartë se Gjilani, megjithatë, përballja e këtyre dy skuadrave me nam në futbollin tonë, gjithnjë ka prodhuar futboll cilësor dhe një atmosferë të zjarrtë sportive.

Trajneri i Dritës, Arbnor Morina, ka thënë se përballja me Gjilanin do të jetë një sfidë e vështirë, por ai beson se skuadra e tij është e gatshme për këtë duel.

“Ne tashmë jemi në fazën finale të përgatitjeve, jo vetëm për ndeshjen me Gjilanin, por edhe për ndeshjet kampionale”, ka thënë Morina për KosovaPress.

“Sigurisht se dueli me Gjilanin do të jetë një ndeshje e vështirë, e cila zhvillohet në një atmosferë të nxehtë. Ne do të mundohemi të tregojmë më të mirën në këtë takim dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka theksuar Morina.

Tekniku prishtinas beson se skuadra e tij ka potencial që ta mposhtë Gjilanin dhe të kualifikohet në rrethin tjetër të kësaj gare joshëse në Kosovë. Supersfida mes Gjilanit dhe Dritës luhet të dielën dhe nis në orën 13:00.

Në kuadër të këtij rrethi të garave të shtunën do të ndeshen Llamkos Kosova-Ferizaj, derisa ndeshja e fundit e këtij rrethi luhet të hënën ndërmjet Istogut dhe Feronikelit. /KP/Telegrafi/

Kupa e Kosovës

Sot takohen:
13:00, Besa-Hajvalia
(Genc Nuza, A.Ejupi, I.Kabashi, T.Maloku)

Të shtunën takohen:
13:00, Llamkos Kosova-Ferizaj
(Kreshnik Vula, S.Berisha, S.Haziri, M.Baliu)

Të dielën takohen:
13:00, Gjilani-Drita
(Fatmir Tahiri, B.Morina, D.Preniqi, A.Tahiri)

Të hënën takohen:
13:00, Istogu-Feronikeli
(Besfort Kosumi, J.Musolli, B.Rama, S.Isufi)  

Exit mobile version