Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës së bashku edhe me nënkampionin Cleveland Cavaliers.
“Luftëtarët” kanë triumfuar ndaj skuadrës së Atlanta Hawks me rezultat 106:94 gjersa “Kalorësit” arritën të triumfojnë përballë 120-95 ndaj Phoenix Suns.
Stephen Curry i Warriors duket se ka marrë veten pas lëndimit duke shënuar 29 pikë, ku u ndihmua me 25 sosh edhe nga Nick Young.
Te Hawks më efikasi ishte Taurean Prince me njëzet pikë dhe Dennis Schroder shtoi 16 sosh, por që nuk e ndihmuan dot të shmang humbjen e radhës për Atalantën.
I zakonshmi LeBron James ishte më i miri në radhët e Cavaliers duke shënuar 27 pikë ndërsa shtatë më pak i pat Kevin Love.
Në anën tjetër, Troy Daniles me njëzet dhe Marquese Chris 19 pikë kontribuuan në humbjen e Sunsave.
Pas kësaj, Warriors zënë pozitën e dytë të Konferencës Perëndimore ndërsa Atlanta gjendet në vendin e fundit të Konferencës Lindore.
Ndërkohë, Cavaliers pozicionohen në vendin e tretë të Lindjes gjersa Sunsat në fundin e tabelës së Perëndimit. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Indiana – Los Angeles Clippers 109:104
Chicago – Milwaukee 105:118
Washington – Denver 100:108
New York – Minnesota 104:108
https://www.youtube.com/watch?v=LW2aHqx2WVg
Toronto – Brooklyn 116:112
https://www.youtube.com/watch?v=prIxMrsZI8Q
Oklahoma – Miami 105:99
San Antonio – Utah 124:120
https://www.youtube.com/watch?v=UuZAvK3znKk
Portland – Boston 100:105