Telegrafi

‘Rikthehet’ skena Zidane-Materazzi: Nicolas Pepe godet me kokë lojtarin e Leeds – pason kartoni i kuq

Nicolas Pep ka bërë një veprim që më pas i ka kushtuar shumë në takimin që Arsenali po e zhvillon ndaj Leeds United.

Të dy skuadrat po takohen në kuadër të javës së nëntë të Ligës Premier, me rezultatin aktual 0-0.

Ishte minuta e 52-të, kur Pep iu afrua Ezgjan Aliovskit, për ta goditur me kokë.

Gjyqtari i takimit më pas ka shikuar të gjithë incidentin në VAR dhe anëtari i Arsenalit është përjashtuar me karton të kuq. /Telegrafi/