Një shantazhist i dyshuar në skandalin e ‘seks-videos’ së Valbuenas, këmbëngul se sulmuesi i Real Madrid është i pafajshëm nga çdo keq-bërje.
Benzema u detyrua të humbasë Euro 2016, pasi Franca e pezulloi atë nga futbolli ndërkombëtar në këtë vit për përfshirjen e tij të dyshuar në komplotin e shantazhit, por Mustapha Zouaoui, një nga autorët në fjalë në këtë rast, i bëri të qarta synimet e 28-vjeçarit, që ishin të ndershëm.
“Ai bëri një gabim, ai vetëm kërkoi që të paralajmëroi Valbuenan për ekzistencën e një kasete seksi”, tha ai për L’Equipe, transmeton Telegrafi.
“Benzema me të vërtetë është ndjerë keq kur i thashë për videon. Ai më tha se Valbuena ishte shumë i trishtuar dhe se ai mund të vriste veten. Ai nuk donte ta shihnin atë. Ai ishte atje duke vepruar si një ndërmjetës”.
“Valbuena pyeti Benzeman, a i keni parë tatuazhet dhe Benzema iu përgjigj: “Ju mendoni se unë jam fëmijë? Një djalë erdhi tek unë, më tha në lidhje me videon dhe më dha detaje në lidhje me atë që keni bërë. Sinqerisht, kjo është e tmerrshme”.
“Policia e ka trajtuar atë si një deklaratë të një krimineli, kur Karim donte për të ndihmuar Valbuenan. Benzema është shumë i zemëruar me mua, por unë nuk e vë atë në këtë me qëllim. Unë nuk e di se autoritetet kishin telefonatat tona të përgjuara”, përfundoi shantazhisti. /Telegrafi/