Telegrafi

Rikthehet sistemi në pikën kufitare “Deve Bair”

Qarkullimi në vendkalimit kufitar “Deve Bair” është rikthyer në normalitet.

Pika kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë ka filluar të funksionojë në mënyrë normale pas bllokimit për 2 orë për shkak të defektit në sistemin e kontrollit kufitar. Ministria e Brendshme bën me dije se defekti në sistem në të gjitha pikat kufitare është mënjanuar dhe se funksionon normalisht.