Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës, ka njoftuar se është kthyer në funksion Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu edhe Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës njofton se nga dita e sotme ( e hënë, 18 korrik 2022), është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK”, njofton ShKUK.
Po ashtu ShSKUK, bëri të ditur se Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht.
“Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht. Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave”.
Prej ditësh, pacientët e planifikuar për radioterapi nuk kanë arritur ta marrin këtë shërbim në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, kjo për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, të cilat kanë depërtuar në bodrumin e kësaj klinike, duke e bërë kështu të dal jashtë funksionit gjithë aparaturën e radioterapisë./Telegrafi/