Telegrafi

Rikthehet seriali i famshëm “Schengen Visa” me sezonin e ri në GjirafaVideo

Seriali “Schengen Visa” tashmë ka arritur të pëlqehet nga një masë e madhe e audiencës. Çdo herë jemi mësuar që të dielat t’i kalojmë me të qeshura pikërisht nga ky serial.

Pas një pauze prej dy muajsh “Schengen Visa” rikthehet me sezonin e tretë. Sonte (e diel) u lansua episodi i 44 i këtij seriali, i cili përmban skena që nxisin të qeshura pa fund.

Në këtë episod pavarësisht që publiku po e pret me padurim për personazhet e serialit nuk ka ndodhur e njëjta pasi që Xhemajli gjatë kohës që nuk ka punuar zyra nuk e ka paguar rrymën dhe është shumë ftohtë.

Ibra mundohet brenda mundësive të gjejë një mënyrë ta nxehë Lulen, kurse Lulja vazhdon të jetë shumë xheloze, Axha Basri ka filluar të harrojë nga pak, mirëpo jo dashurinë e tij, Noren, Nëntori del të vjedhë dru, mirëpo nuk do ta besoni se çfarë ndodh në fund të episodit.

Episodin e plotë e gjeni më poshtë dhe mos harroni çdo të diel nga ora 20:00 shfaqen episodet e reja të “Schengen Visa” ekskluzivisht online vetëm në platformën GjirafaVideo.