Telegrafi

Rikthehet rryma në Han të Elezit

Ekipet e KEDS-it për rregullimin e prishjeve, mbrojtjes rele dhe të matjes kanë arritur mbrëmë rreth orës 23:00 që ta rikthejnë furnizimin me energji elektrike në Han të Elezit.

Pas përfshirjes në mëngjesin e djeshëm nga flaka të disa kthinave të një nënstacioni, Hani i Elezit me rrethinë pothuajse tërë ditën e djeshme mbetën pa rrymë elektrike.

Ekipet e KEDS-it dhanë maksimumin që të kthehet furnizimi me energji elektrike tek konsumatorët, komunikoi Kompania. /Telegrafi/