Site icon Telegrafi

Rikthehet rrëqebulli në juglindje të Shqipërisë, por njerëzit po ikin

Bashkia e Pustecit, ose e Liqenasit siç njihet ndryshe në juglindje të vendit, është e vetmja bashki në Shqipëri që 100% të territorit të saj e ka zonë të mbrojtur.

Prej 24 vitesh, parku kombëtar natyror i Prespës ka përfituar projekte të ndryshme, me vlera të konsiderueshme financiare. Por, çfarë është arritur pas më shumë se dy dekadash në mbrojtje të kësaj zone?

Gjergji Koki, drejtues i AKZM Korçë, shprehet për A2 CNN:

“Projektet kanë pasur impakt shumë të madh në përmirësimin e infrastrukturës së parkut. Kthimi i rrëqebullit pas shumë vitesh do të thotë që është bërë punë shumë e mirë në përmirësimin e ekosistemit”.

Por, sa është ndjerë aplikimi i projekteve në parkun kombëtar të Prespës tek mirëqenia e banorëve të kësaj bashkie?

Pali Kolefski, kryetar i Bashkisë Pustec, thekson: “Për florën dhe faunën është bërë shumë, por për njerëzit është bërë pak”.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe ato pak operatorë turistik që operojnë në zonën e Prespës.

Bashkia e Pustecit, e përbërë nga 9 fshatra, numëron 5100 banorë, ndërsa ka një sipërfaqe prej më shumë se 27 mijë hektarësh, që është habitati i 61 lloje gjitarësh dhe 23 lloje peshqish.

Exit mobile version