Zinedine Zidane ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen e xhiros së 25-të La ligës.
Real Madridi pas katër orëve do të takohet para shikuesve të vetë në Santiago Bernabeu me Alavesin.
Cristiano Ronaldo ka arritur të rikuperohet me kohë pas mungesës në takimin e mesjavës kundër Leganesit, ku Reali triumfoi me rezultat 3-1.
Keylor Navas gjithashtu kthehet, i cili do të rimarrë vendin në portën e Madridit pas mungesës në dy ndeshjet e fundit.
Por, Marco Asensio nuk është i gatshëm pasi nxjerrjes së dhëmbëve të qumështit dhe s’ka arritur të shërohet me kohë.
Theksojmë se në pesë takimet e fundit mes këtyre dyja klubeve, Reali i ka të gjitha fitore duke shënuar 15 gola dhe pranuar dy sosh.
Lojtarët e ftuar prej Zinedine Zidane:
Portierët: Navas, Casilla dhe Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Theo, Achraf dhe Tejero.
Mesfushorët: Casemiro, M.Llorente, Isco, Kovacic dhe Ceballos.
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vazquez dhe mayoral. /Telegrafi/