Emisioni “7 Ditë me Panxhën” po rikthehet në ekran pas një pauze të shkurtër, me studio të re, dizajne të reja dhe tema interesante që ndërlidhen me ekonominë dhe biznesin.
Rritja e kredive konsumuese, mbitërheqjet, rreziqet bankare dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare botërore janë temat kryesore që do të trajtohen në episodin 81.
Për të trajtuar këto tema, në emision do të jetë i ftuar ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Fehmi Mehmeti, ndërsa folës në storiet që shtjellojnë këto zhvillime do të jenë profesori i ekonomisë në universitetin AAB, Medain Hashani, dhe ekonomisti Besnik Avdiaj.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.