Telegrafi

Rikthehet Ramaxhiku

Një vendim i tillë vjen pak ditë pas dorëheqjes së udhëheqësit të kompanisë, Adnan Merovcit.

Në një njoftim zyrtar të PTK-së thuhet se Bordi i Drejtorëve të kompanisë sot gjatë një takimi të rregullt ka marr vendim që për ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të caktoj Sebahedin Ramaxhikun.

“Ramaxhiku është Drejtor për Çështje të Korporatës dhe njëherësh Sekretar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së”.

Ndërkohë një pozitë të tillë Ramaxhiku do ta mbajë deri në zgjedhjen e Kryeshefit të ri Ekzekutiv.

“Bordi po ashtu ka marr vendimin për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv të PTK-së. Konkursi do të jetë i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes”.

Ndryshe pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kompanisë, për disa muaj radhazi Ramaxhiku e ka mbajtur edhe pas dorëheqjes së ish drejtorit Etrur Rrustemaj. /Telegrafi/