Site icon Telegrafi

Rikthehet Peja, rikthehet Dardani

Ndeshja që u zhvillua sot në sallën “Karagaçi” në Pejë, ishte në kuadër të xhiros së 24-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja e nisi furishëm çerekun e parë duke krijuar një epërsi prej 10 pikëve, mirëpo më pas Trepça u kthye në lojë me disa aksione të bukura, për të dalë një pikë përpara, 16-17.

Në çerekun e dytë vendasit e morën lojën në dorë dhe u treguan shumë efikas në fazën e sulmit, duke krijuar kështu një epërsi prej 11 pikëve, 42-31.

Peja vazhdoi dominimin e saj edhe në çerekun e tretë dhe e rriti epërsinë e saj në 18 pikë, 59-41.

Ndërsa, çereku i katërt ishte çereku i Dardan Berishës i cili shpërtheu duke shënuar pothuajse nga çdo pozitë. Në fund, rezultati në semafor shënonte 83-69 në të mirë të vendasve.

Më i miri i kësaj ndeshje padyshim se ishte Dardan Berisha me 28 pikë, ndërsa për Trepçën më së shumti u dallua Drilon Hajrizi me 21 pikë.

Koshashënuesit më të mirë të Pejës:

Dardan Berisha 28 pikë
Gerti Shima 18 pikë
Vigan Radoni 10 pikë
Cyril Awere 8 pikë

Koshashënuesit më të mirë të Trepçës:

Drilon Hajrizi 21 pikë
Ryan White 16 pikë
Fikret Hanxhiq 10 pikë
Valdrin Haxhiu 7 pikë

/Telegrafi/

Exit mobile version