Site icon Telegrafi

Rikthehet pas një kohe të gjatë në skenë – Rihanna nuk do të paguhet për performancën në “Super Bowl 2023”

Foto: Screenshot/Instagram

Shfaqja e pjesës së parë të “Super Bowl 2023” me yllin e muzikës pop, Rihannan, mezi po pritet pasi shënon rikthimin e saj në skenë pas një pauze prej shtatë vitesh.

Që nga albumi i saj i vitit 2016 “Anti”, artistja ka performuar shumë pak live, veçanërisht në dy dekadat e fundit.

Në prill të vitit 2022, ajo arriti në listën e miliarderëve të revistës Forbes.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërsa foli për performancën e ardhshme në shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl” gjatë konferencës për shtyp të Apple Music të enjten, Rihanna theksoi se “Super Bowl” është një nga skenat më të mëdha në botë”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje është paska e frikësuar, pasi nuk ka qenë në skenë në shtatë vitet e fundit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Rihanna po kthehet në skenë vetëm disa muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, ajo nuk do të paguhet për performancën të dielën.

Ylli nga Barbados nuk do të paguhet pasi shfaqja e tillë ofron përfitime masive si ekspozimi ndaj një audience të madhe.

Foto: Screenshot/Instagram

Sipas raportimeve, numri i shikuesve këtë vit pritet të shkojë në 192 milionë.

Kjo performancë e Rihannas shihet si shansi i saj për t’u kthyer në rrënjët e saj muzikore dhe për t’u rilidhur me audiencën pas disa vitesh. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version