Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje.
Në njoftimin e bërë nga QKUK thuhet se, pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore.
“Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës për shkak të pandemisë, nga data 7 gusht kishte liruar nga pagesa qytetarët në hyrje-daljet e QKUK-së./Telegrafi/