Të dielën (më 30 tetor) akrepat e orës për evropianët u kthyen një orë pas, dhe ndonëse vite pasi u publikua për herë të parë propozimi për t’i dhënë fund ndryshimeve sezonale të kohës në të gjithë BE-në, kjo praktikë nuk ka gjasa të ndryshojë së shpejti.
Llogaritja e orës verore përfundon më 30 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat lëvizin pas për një orë, transmeton Telegrafi.
Ora dimërore fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe përfundon në fundjavën e fundit të marsit, kur lëvizin akrepat një orë përpara dhe rifillon koha verore.
Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.
Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që në vitin 2022 do të vazhdojë si më parë. /Telegrafi/