Etrit Berisha është rikthyer nga lëndimi që ia humbi dy ndeshje në kampionatin italian.
Kësisoj gardiani shqiptar është rikthyer në momentin vendimtar për skuadrën e tij Atalanta.
Atalanta triumfoi në shtëpi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Bolognes duke bërë një hap të madh drejt Ligës së Evropës.
Në fundin e ndeshjes, mysafirët tentuan me çdo kusht barazimin e rezultatit, por Berisha doli në skenë.
Prishtinasi tregoi edhe njëherë se është ndër më të mirët në Serie A duke ndalur disa aksione të bukura.
Veçohet goditja e Mattia Destros të cilën e ndali me sukses Berisha duke ia siguruar fitoren Atalantës.
Pas ndeshjes ylli shqiptar ka marrë një notë të lartë nga mediat italiane 7.00. /Telegrafi/