Telegrafi

Rikthehet në skenë Donis Avdijaj, bind klubin holandez – gati kontrata një vjeçare

Për herë të tretë, Donis Avdijaj kthehet në Eredivisie të Holandës, duke arritur kësaj radhe marrëveshje me klubin e Emmen.

Donis Avdijaj do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me klubin holandez FC Emmen.

Sipas transfermarkt.de dhe goal.de, dokumentet do të plotësohen të enjten dhe 24-vjeçari deri në fund të sezonit do të jetë pjesë e këtij klubi.

Emmen që gjendet në fundin e renditjes, nga tani do ta ketë mbështetjen e futbollistit nga Kosova në fazën ofensive.

Kontrata e Avdijajt me klubin skocez Hearts of Midlothian skadoi në verë dhe që atëherë ai ishte pa klub.

Avdijaj ka qenë në prova te Emmen që nga mesi i tetorit dhe duke se i ka bindur drejtuesit e klubit dhe tani të dyja palët kanë rënë dakord.

Avdijaj që shihej si një talent i madh te FC Schalke 04, në Holandë ka luajtur për Roda JC Kerkrade dhe Willem II Tilburg.

Ai ka bërë karrierë edhe te klubet e njohura si Trabzonspor dhe Sturm Graz. /Telegrafi/