Site icon Telegrafi

Rikthehet në rrugë roboti që rrëfen kuriozitete e bën biseda (Video)

Roboti, i krijuar nga inxhinierët Frauke Zeller dhe David Smith, i cili ka përshkuar kilometra të tëra në Kanada dhe Gjermani, e filloi turneun e tij amerikan me autostop në Boston dhe arriti të përshkojë 480 kilometra, duke arritur në Filadelfia, i njohur si “Qyteti i Dashurisë Vëllazërore”.

Javën e kaluar roboti u vandalizua në Filadelfia; copat e tij ishin shpërndarë anës një rruge të qytetit, aq sa mendohej se ishte i pariparueshëm, përcjell VoA.

Tani krijuesit e tij kanë shprehur bindjen se mund ta kthejnë në operim krijimin e tyre.

Hitchbot e përshkon udhëtimin me autostop, në varësi të dashamirësisë së njerëzve që ndalen dhe e marrin në makinë.

Roboti mund të zhvillojë biseda të shkurtra me bashkudhëtarët e tij. Ideja e krijuesve ishte që Hitchbot të shërbente si një eksperiment mbi shkëmbimet mes njerëzve dhe robotëve. 

Exit mobile version