Telegrafi

Rikthehet në prodhim njësia B2, pritet stabilizim i gjendjes energjetike në vend

“Pas një remonti vjetor afër 1 muaj, njësia B2 e TC “Kosova B”, pritet të fillojë prodhimin sot rreth orës 18”, tha për “Telegraf”, Nezir Sinani ushtrues detyre i menaxherit për komunikim në korporatë.

Sipas tij, se me kthimin e kësaj njësie KEK-u do të ketë në dispozicion mbi 100 megavat orë energji elektrike më shumë edhe përkundër faktit se në të njejtën kohë në remont vjetor do të shkojnë njësitë A3 dhe A4 të Termocentralit “Kosova A”, të cilat do të kthehen në punë në fund të muajit të ardhshëm.

“Gjithsesi kthimi i njësisë B2 të TC “Kosova B” do të stabilizojë furnizimin me energji elektrike”.

Sinani po ashtu tha se, KEK-u është duke vazhduar me kthimin e 50 megavatëve, në Shqipëri, kthim ky I cili është duke u bërë gjatë natës.

Ndryshe remonti vjetor i të gjitha njësive në KEK, është duke u bërë me qëllim që gjatë dimrit gjendja e furnizimit me energji elektrike të jetë më stabile. /Telegrafi/