Britney Spears kishte duart plot teksa po dilte nga një aeroplan privat në Los Angeles të shtunën.
Këngëtarja, 41-vjeçare, e cila kishte shijuar një arratisje në një vend tropikal, ishte e ngarkuar me një çantë portokalli dhe dy lodra, por në duart e saj mungonte sërish unaza e martesës.
Krijuesja e hiteve të shumta dukej e freskët pas pushimeve dhe zgjodhi një fustan të zi me zemra të kuqe.
Këngëtarja e “Hold Me Closer” flokët e bardha i kishte lënë drejtë dhe vendosi një grim të lehtë.
Ajo po ashtu kishte vënë dhe një palë syze dielli të mëdha.
Mungesa e unazës ka lënë të kuptohet që Britney dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Sam, 29-vjeçar, ditë më parë po ashtu u fotografua pa unazën e tij të martesës.
Me gjithë këto aludime, akoma nuk është pohuar e as mohuar një gjë e tillë.
Dyshja e famshme organizuan një dasmë madhështore me emra të mëdhenj të showbizit ndërkombëtar. /Telegrafi/