Lisa Smith që dikur i ishte bashkuar me ISIS-n, do të rikthehet sërish në Dublin të Irlandës.
BBC raporton se ajo bashkë me të bijën, do të nisen sot nga një aeroport i Turqisë, transmeton Telegrafi.
Më të arritur në vendlindje, ajo do të intervistohet nga autoritetet e sigurisë, për lidhje që mund të ketë me forcat terroriste.
Në të njëjtën kohë, do të trajtohet edhe e bija e saj dyvjeçare që ka lindur në Siri, por ka nënshtetësi irlandeze.
Smith që dikur ishte pjesë e Forcave të Mbrojtjes së Irlandës, ka mohuar se sa ishte nuse e ISIS-t, të ketë trajnuar gra, që të jenë pjesë e betejave.
Ajo pretendon se deri më tani, ajo është intervistuar nga FBI, që kanë marrë ADN-në e saj dhe shenjat e gishtave.
Por, kryeministri irlandez, ka urdhëruar që ajo të merret në pyetje, në momentin që të kthehet serish në vendlindjen e saj. /Telegrafi/