Site icon Telegrafi

Rikthehet Milot Rashica

Rashica kur luante te Vushtrria

Rikthimi i tij ishte me bereqet, meqenëse skuadra e tij fitoi 4:0 ndaj Fushë Kosovë. Këtë herë nuk dëshiron t’iu ndihmojë nga tribuna, por në fushë. “Unë jam kthyer nga Gjermania dhe i jam bashkuar skuadrës në përgatitje. Për takimin me Hajvalinë, unë do të luajë, por varet nga trajneri a do të jetë titullar, apo do të hyjë si zëvendësues”, tregon Rashica për Arenën.

17-vjeçari ishte lënduar në javën e dytë të këtij edicioni, në një duel me Blerim Berishën e Trepçës ’89. Që nga atëherë ai nuk shkeli në fushën e gjelbër. Shkoi në Gjermani për t’u shëruar tek klubi i Hannoverit, tek të cilët ka gjasa të vazhdojë karrierën, pas këtij edicioni. “Lëndimin e kam kaluar. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të kthehem dhe t’i ndihmoj shokëve”.

Kualifikimi në finale shumë i mundshëm

Hajvalia udhëton në Vushtrri me epërsinë 3:1, pas takimit të parë gjysmëfinal të Digitalb Kupës së Kosovës. Rashica beson se kualifikimi në finale është i mundshëm. “Kismet. Rezultati nuk është aq i lart. Me angazhim maksimal mund të fitojmë për të shkuar në finale”, u shpreh Rashica. Ai do të i gatshëm për skuadrën deri në fund të kampionatit. /Arena/Telegrafi/

Exit mobile version