Telegrafi

Rikthehet Milani

Supersfida e zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Romës, ka përfunduar me fitoren e Rossonerëve me rezultat prej 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (3’), me golin e shënuar nga Jeremy Menez.

Vendasit u rikthyen në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin dhe duke dalë fitues në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Fillimisht, Ronaldinho barazoi rezultatin nga pika e bardhë (55’), pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrjeje në Alessandro Nestan.

Dinho ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë, pasi bëri një superasist në drejtim të Alexandro Patos, i cili kaloi edhe portierin për të shënuar golin e dytë, i cili rezultoi të ishte goli i fitores për Milanin (66’).

Romakët nuk arritën ta barazonin rezultatin deri në fund të ndeshjes, edhe pse kuqezinjtë mbetën me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 80-të, pasi Massimo Ambrosini u përjashtua me karton të kuq. /Telegrafi/