Një nga aktoret më të dashura për publikun, Megan Fox, është rikthyer si kurrë më parë.
Ajo në një sesion të ri fotografik të realizuar për një fushatë të brendshme ka treguar linjat trupore.
Bukuroshja ka vuajtur që të kthejë linjat trupore para se të bëhej nënë. Por, tash që solli në jetë djalin e tretë të saj, Journey River, ajo është rikthyer fuqishëm.
Megan e rikonfirmoi statusin e seks simbolit të mërkurën kur u shfaq në fushatën e fundit të të brendshmeve “Frederick’s of Hollywood”.
Nëna e tri fëmijëve e cila është ambasadore dhe drejtoreshë kreative e kësaj kompanie të të brendshmeve, ka treguar linjat fenomenale, teksa u shfaq mjaft provokative.
Pa frikë për të treguar linjat, bruneta atraktive ka treguar stomakun e saj të rrafshët.
Vet Fox është prej aksionareve më të mëdha të kompanisë së të brendshmeve që vet i promovoi, pasi ajo e shpëtoi atë nga falimentimi.
Megan Fox është e martuar nga viti 2010 me Brain Austin Green me të cilin ka tri djem, Noah, Bodhi dhe Journey. /Telegrafi/