Telegrafi

Rikthehet Liga e Evropës: Katër ndeshje zhvillohen në dy orare

Më në fund është rikthyer Liga e Evropës, pas më shumë se pesë muajsh pritjeje.

Gara e dytë më e rëndësishme për klube në Evropë ishte ndërprerë në mesin e muajit mars shkaku i Coronavirusit që shpërtheu në gjithë kontinentin e vjetër.

UEFA është e vendosur që ky edicion i ligës së Evropës të përfundojë deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që të fillohet me edicionin e ri.

Sot (e mërkure) do të zhvillohen katër ndeshje në dy orar të ndryshme, derisa edhe të enjten do të ketë takime.

Copenhagen do të jetë nikoqir i Basaksehir, derisa Wolfsburgu do të jetë mysafir i Shakhtar Donetskut. Që të dy takimet fillojnë në ora 18:55.

Në anën tjetër, takimet që fillojnë në ora 21:00 do të jetë ai mes Interit dhe Getafes e Manchester United kundër LASK. /Telegrafi/