Shpendët shtegtarë, kryesisht lejleku i bardhë, kanë mbërritur tashmë në Gjirokastër për folezim.
Platforma e folezimit e ngritur vite më parë prej disa ditësh i ka mirëpritur.
Biologu dhe njëherazi pedagogu pranë universitetit “Eqrem Çabej”, Lavdi Hasani shprehet se rikthimi i këtyre shpendëve sjell impakt pozitiv për pasurimin e ekosistemit që përfshihet në teritorin e luginës së Drinos.
Lugina e Drinos përbën një habitat të mrekullueshëm për zogjtë shtegtarë.
Përveç llojeve të shumta të zakonshëm që folezojnë në këtë zonë në periudhën e ngrohtë, kjo luginë shërben dhe si korridor për emigrimin e shpendëve.
Në periudhën e emigrimit në këtë luginë kalojnë dhjetëra lloje shpendësh, të cilët lëvizin për në territoret e emigrimit./RTSH