Klan Kosova e rikthen shou kuizin më të suksesshëm në të gjithë globin “Kush do të bëhet Milioner”. Ky kuiz do të filloj sonte në ora 21:40.
Pas tentativave të shumta në mediat botërore, nga producentët të ndryshëm për ta zëvendësuar formatin e Milionerit, asnjë kuiz nuk arriti të këtë suksesin e këtij të fundit. Pas një pauze të Milionerit në shumë shtete, ka filluar të rikthehet shou fenomeni që ka bërë historinë në televizionet botërore. Shfaqjet e para të pas rikthimit të shout më të madh të dijes, kanë kapur shikueshmëri shumë të lartë.
Ky kuiz që ka bërë që miliona shikues shqiptarë të qëndrojnë para ekranit, rikthehet tani në televizionin më të madh në vend (Klan Kosova).
Risitë e këtij sezoni janë tri: do të realizohet në HD; nuk ka garë për gishtin e shpejt, dhe kandidatët që konkurrojnë do ta kenë një ndihmë më shumë që është ndërrimi i pyetjes (switcher). Premia standarde do të jetë 25 mijë euro, ndërsa planifikohet që do të ketë emisione speciale, ku premia do të lëvizë nga 50 deri në100 mijë euro. Këto janë vlera të mëdha, që për pak minuta mund t’i fiton secili që përgjigjet saktë në 15 pyetje.
E rëndësishme është që Klan Kosova tani do të iu jep mundësinë të gjithë shqiptareve për të qenë pjesë e kuizit, që tashmë cilësohet si fenomen botëror.
Milioneri si format emrin e ka të tillë edhe në shtetet e zhvilluara, ku premia arrin në një milionë euro. Por, në shtetet me ekonomi të dobët, premia fillon nga 10 mijë euro (dhe ka disa shtete që në valutën e tyre kombëtare, premia është 1,2 apo 3 milionë, por nëse konvertohen në euro, fillojnë nga 10 mijë deri 100 mijë euro ).
P.sh po të ishte llogaritur premia në lekun shqiptar, ajo do të ishte mbi 3 milionë lekë.
Sido që të jetë, asnjë shou tjetër në mediat tona, nuk ka mundësi që të dhuroj një shumë më të madhe(premi) se sa kuizi “Kush do të bëhet milioner”./Telegrafi/