Golden State Warriors tashmë kanë rrezikuar mbrojtjen e titullit të kampionit të NBA-së.
“Luftëtarët” kanë pësuar ditë më parë humbje të papritur kundër Toronto Raptors dhe kanë bilanc prej një fitore dhe dy humbje në serinë finale të “play-off”.
Trajneri Steve Kerr ka marrë lajmet fantastike nga stafi mjekësor, ku është konfirmuar se për ndeshjen e katërt do të jetë i gatshëm Klay Thompson.
“Gjëja më e rëndësishme ishte që të mos rrezikojmë me lojtarin në ndeshjen e kaluar dhe kjo rezultojë me sukses”, tha Kerr.
Por, nuk ka mundur të shërohet edhe një ndër basketbollistët më efikas të skuadrës, Kevind Durant, i cili ishte lënduar në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore.
Ndryshe, ndeshja e radhës mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë orëve të para të ditës së nesërme (ora 03:00) në Oracle Arena. /Telegrafi/