Pasi konsideroheshin si sfidues për autoritetin e kohës, grupit të mirënjohur kosovar “Gjurmët” iu ishte censuruar puna e tyre dhe krijimet artistike.
Një prej këngëve që e kishte fatin e tillë, është edhe kënga “Karrigat”. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë, fatmirësisht, kjo këngë po rikthehet në jetë, por jo nga vetë grupi, raporton KTV.
Kënga, është risjellë si rezultat i bashkëpunimit të reperit Milot Hoxha i njohur si Taste 2 dhe grupit alternativ Oborri, i përbërë nga Tomor Kuçi dhe Arbër Salihu. Kënga për herë në parë është performuar në koncertin e mbajtur në Tiranë nga grupi “Gjurmët” me mysafirë, vitin e kaluar.
Megjithatë, tani ajo vjen me një video klip, i cili do të promovohet në Dit’ e Nat’, këtë të shtunë.