Rrjeti i dyqaneve të lagjes Meridian Express, prezent në shtatë qytetet kryesore me gjithsej 34 dyqane, i njohur me moton “N’derë t’shtëpisë”, po vazhdon të tregojë kujdes të veçantë për komunitetet në nevojë dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre sociale.
Për të dytin vit me radhë, përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e fëmijëve lansuan kampanjën “Kontribuo edhe ti për SOS Fshatin me Meridian Express”, duke iu mundësuar të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve Meridian Express.
Si të kontribuoni për Sos Fshatin?
Mjafton që të dhurohet mbetja e faturës dhe ajo shumë simbolike për konsumatorin mund të sjellë ndryshim të madh për fëmijët e këtij fshati. Që kampanja të jetë sa më transparente, secila shumë e dhuruar do të figurojë në faturën fiskale në formë të produktit.
SOS Fshati është një organizatë e pavarur që vepron për mirëqenien e fëmijëve në rrezik të humbjes së kujdesit familjar dhe të fëmijëve që tashmë nuk kanë përkujdesje familjare. Kjo organizatë i mundëson fëmijëve që të rriten të plotësuar me dashuri, respekt dhe në një ambient të sigurt.
Zyrtarja e Meridian Express, Besa Osmani, ka treguar që partneriteti me SOS Fshatin zgjat për më shumë se pesë vite si dhe pas suksesit të treguar herën e kaluar të kampanjës “Rrumbullakëso Faturën” kanë vendosur që kjo kampanjë të rilansohet edhe këtë vit, përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Si fillim, kampanja ka nisur shumë mirë dhe konsumatorët nuk po hezitojnë të dhurojnë centët e tyre për një jetë sa më të mirë për fëmijët e kësaj qendre. /Telegrafi/