Telegrafi

Rikthehet grupi Spice Girls, më 29 tetor publikojnë versionin e ri të albumit debutues

FILE PHOTO: The Spice Girls perform during the closing ceremony of the London 2012 Olympic Games at the Olympic Stadium, August 12, 2012. REUTERS/Stefan Wermuth

Grupi i famshëm ikonik i vajzave, “Spice Grils” kanë njoftuar se po rikthehen me versionin e ri të albumit të tyre debutues, në përvjetorin e 25-të të lansimit të tij.

Duke treguar se data e lansimit është 29 tetori, albumi do të përfshijë disa nga këngët më të njohura të tyre dhe po ashtu këngë të cilat nuk janë dëgjuar më parë nga arkiva, shkruan DailyMail.

Albumi do të përbëhet nga këngët e tyre që qëndruan në pozitat e para në top-listat britanike vite më parë dhe disa të tjera në versionin ‘remix’.

Foto: Spice Girls/DailyMail

Duke folur për albumin, Victoria Beckham ka thënë: “Ne nuk mund të linim që 25 vjetori të kalonte pa falënderuar adhuruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme”.

“Ka aq shumë njerëz që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e ‘Spice Girls’ ndër vite, ju e dini kush jeni dhe faleminderit”, u shpreh tutje 47-vjeçarja.

Foto: Spice Girls/DailyMail

Albumi ikonik i Spice Grils, “Spice”, u lansua më 4 nëntor 1996, duke qëndruar 15 javë në pozitën e parë në top listën “Official UK Album Charts”. /Telegrafi/