Këngëtarja Gjira Kajtazi i ka munguar për një kohë skenës. Ajo depërtoi fuqishëm në tregun tonë si femra e parë shqiptare që këndoi hip hop, e ndërsa më pas u largua nga skena, për t’ju përkushtuar më shumë jetës private.
Por, këngëtarja ka bërë të ditur se tani mendon të rikthehet sërish në muzikë. Ajo ka gati këngën e saj më të re, të titulluar “Leje pas”.
Gjira ka publikuar në rrjetet sociale, trailerin e videoklipi të ri, i cili do të publikohet këtë të premte. Kënga është realizuar nga Kico dhe Torch, e ndërsa videoklipi është duke u punuar nga motra e saj Lena. /Telegrafi/
A video posted by Gjira (@gjirakajtazi) on