Site icon Telegrafi

Rikthehet floriri i kuq

Edhe ngjyra e floririt ka trendet e veta. Kjo në fakt është e lidhur me shijen personale të gjithkujt.

Unaza në flori të kuq mund të jetë zgjedhja e duhur për një rast fejese dhe këshillohet të shoqërohet edhe me një buqetë me trëndafila.

Tani floriri përpunohet në mënyra të sofistikuara dhe nuk është aq i kuq sa ishte dikur, në bizhuteritë që kishin nënat tona.

Pasi përpunimi në mënyrë artizanale, (dihet që floriri është material shumë i butë dhe duhet bashkuar me metale të tjera që të fitojë fortësinë) e bashkimit të floririt me bakrin i jepte atij një ngjyrë më të kuqe seç duhet.

Floriri i kuq është i disponueshëm në masa të ndryshme me dizajn të gdhendur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version