Telegrafi

Rikthehet flamuri kombëtar i cili u hoq sot në hyrje të Prishtinës

Flamuri kombëtar i cili u hoq në hyrje të Prishtinës, është rikthyer prapë, në vendin ku ka qenë më parë.

Sot në mëngjes flamuri kombëtar ishte hequr nga shtiza duke u zëvendësuar me një flamur që simbolizon ‘offside’, në futboll.

Këtë e kishte bërë artisti, Driton Selmani pa lejen e komunës.

Ndërsa këtë veprim ai e kishte cilësuar veprës artistike për të shprehur realitetin që përshkruan situatën politike, ekonomike dhe sociale.

Lidhur me këtë, pati reagime nëpër rrjete sociale.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje protestës artistike siç e ka quajtur ai largimin e flamurit kuqezi dhe vënien e një flamuri tjetër – atij të offside./Telegrafi/