Telegrafi

Rikthehet EXIT Festival me emra të njohur si David Guetta, Tyga dhe DJ Snake

Pritjes për festën e 20-vjetorit të festivalit EXIT po i vjen fundi.

Duke filluar nga data 8 korrik e deri më 11 korrik, fillon shfaqja fantastike me katër ditë muzikë nga disa prej emrave më të njohur të muzikës.

David Guetta, DJ Snake, Tyga dhe Solomun janë vetëm disa prej emrave kryesorë të cilët do të performojnë para dhjetëra mijëra vetave në kalanë Petrovaradin të Novi Sadit, ndërkaq të gjithë vizitorëve do t’u ofrohen vaksina kundër coronavirusit.

Përndryshe, shitja e biletave ka filluar edhe në Rave Travel, ku për më shumë informacione KLIKONI KËTU.