Për të gjithë adhuruesit e librit në Radio Televizionin Dukagjini rikthehet emisioni “Read” nën moderimin e Drilona Shalës.
Ky emision i kushtohet librit, kulturës së leximit në vendin tonë dhe jo vetëm sepse “Read” për shikuesit e Tv Dukagjinit do të sjellë informacione të ndryshme përfshirë titujt më të ri të letërsisë vendore dhe botërore që sjell Libraria Dukagjini, shkrimtarë të rinjë, persona të pasionuar pas librit, fëmijë të talentuar dhe çdoherë mysafirë në studio.
“Read” rikthehet nga kjo e shtunë me fillim në ora 17:00 në RTV Dukagjini.