Në studio të re televizive personalitete të politikës, artit e medias, do të sjellin rrëfime dhe të pathëna nga e kaluara e tyre.
Sonte mund të mësoni shumë përjetime të shkrimtarit, publicistit dhe ish- gazetarit Halil Matoshi.
Në çfarë rrethana u burgos ai gjatë luftës në Kosovë?
Si u persekutuan gazetarët nga regjimi i ish-Jugosllavisë?
Çfarë kujton nga nëna dhe babai i tij?
Këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj ka folur për zhvillimet aktuale në vend.
A mund të jetë pengesë korrupsioni për liberalizim të vizave?
Çfarë thotë ai për Hashim Thaçin dhe çfarë për Albin Kurtin?
Emisioni “Personale”, i autores Krenare Vokshi – Shala, transmetohet çdo të hënë nga ora 21:10 në Televizionin Dukagjini dhe portalin Telegrafi.