Site icon Telegrafi

Rikthehet elita e futbollit kosovar

Elita e futbollit kosovar rikthehet nga dita e sotme me ndeshjen hapëse mes Prishtinës dhe Llapit.

Në fakt kjo ndeshje është edhe derbi rajonal ku dy skuadrat me ngjyrat bardh e kaltër do të tentojnë fitoren në fillim të kampionatit.

Dy skuadrat llogaritën edhe si kandidate për titullin e kampionit dhe kjo ndeshje shihet si derbi i javës së parë.

Prishtina është përforcuar me lojtarë tejet cilësorë si Armend Dallku, Debatik Curri, Ahmed Januzi, Liridon Leci etj.

Ndërkohë sa i përket përforcimeve keq nuk ka mbetur as Llapi që ka marrë yllin e Gjilanit, Filonit Shaqirin atë të Prishtinës Berat Hysenin si dhe lojtarë tjerë cilësorë si Fuat Karabegu apo Bujar Idrizi.

Ndeshja e parë e javës në elitën e futbollit kosovar do të filloi nga ora 16:00 dhe do të zhvillohet në fushën e KEK-ut në Obiliq. /Telegrafi/

Exit mobile version