Site icon Telegrafi

Rikthehet Elhaida Dani

Elhaida Dani ka kohë që është duke i munguar skenës me projekte të reja.

Këngëtarja me suksesese të njëpasnjëshme, pas performancës së saj në Eurosong 2015, e cila u cilësua si ndër më të dështuarat e saj, u largua nga skena duke mos sjell asnjë këngë të re, transmeton Telegrafi.

Por, kësaj pauze si duket i erdhi fundi. Elhaida përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se së shpejti diçka e re po vjen nga ajo duke publikuar edhe një fotografi.

Artistja nuk ka dhënë asnjë detaj nëse bëhet fjalë për ndonjë videoklip apo pamja është nga ndonjë fotosesion pasi mbishkrimit i është shtuar edhe emri i fotografit Eugenio Qose.

Cila do që të jetë, rikthimi i Elhaidës është një lajm i mirë për fansat e saj./Telegrafi/

Exit mobile version