Ministria e Shëndetësisë së Kongos ka konfirmuar sot dy raste të reja të Ebolas në këtë vend.
Ministria e Shëndetësisë tha se pesë mostra janë marrë nga rastet e dyshuara në Bikoro në veriperëndim të vendit, dy nga të cilat kanë dalur pozitive me Ebola.
Ministria tha se një ekip ekspertësh do të shkojë në Bikoro të mërkurën për të mbikëqyrur dhe ndihmuar në monitorimin e situatës për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Kongo është përballur para pak muajsh me këtë epidemi, ku 21 pacientë kanë pasur simptoma të etheve hemorragjike, ndërsa 17 kanë vdekur.