Telegrafi

Rikthehet Carmelo Anthony, performancë solide në humbjen e Blazers

I është rikthyer parketit ikona e NBA, Carmelo Anthony.

35 vjeçari nënshkroi kohë më parë me Portland Trail Blazers një kontratë të “pagarantuar” deri më 7 janar ku varësisht nga performancat nëse qëndron pas kësaj date do të përfitojë 2 milion dollarë në sezon.

Për Melon megjithatë paratë nuk janë ndonjë problem i madh pasi që për 16 vjet karrierë ka arkëtuar 260 milionë dollarë.

Ish-superylli i Denver Nuggets performoi mirë më rikthimin e tij të shumëpritur duke regjistruar 10 pikë nga dy treshe të realizuara prej tri tentimeve ndaj New Orleans Pelicans.

Megjithatë ekipi i tij Portland pësoi humbjen e 10-të të edicionit dhe Carmelo Anthony ka shumë punë që të rikthehen gjërat për së mbari për ekipin e tij, por tashmë shkëndijat e para tregojnë se Melo mund të ketë impakt pozitiv për Blazers. /Telegrafi/