Komediani i njohur, Sacha Baron Cohen, u rikthye në rolin e Borat në emisionin e Jimmy Fallon.
Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve amerikane, Borat [personazhi] ka ndarë mendimin e tij për kandidatët.
Ai gjithashtu i bëri një pyetje komike, kandidatit republikan Donald Trump; duke iu referuar një deklarate që kishte bërë ky i fundit gjatë një debati televiziv.
Sacha Baron Cohen returns as Borat to give his thoughts on Donald Trump & Kamala Harris.
“Mr Trump, you say in Ohio people are eating the cats & the dogs, which restaurant do they serve them at? Can you get a reservation?” pic.twitter.com/ekMZhVl0e1
— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) October 25, 2024
“Zotëri Trump, ju thoni se në Ohio, njerëzit po i hanë macet dhe qentë, por në cilin restorant i shërbejnë? A mund të bëjmë rezervime?”, ishte pyetja që Borat ia shtroi kandidatit republikan.
Pasi bëri këtë pyetje, të qeshura pa fund plasën nga publiku në studion e Jimmy Fallon, përfshirë edhe nga vetë moderatori i njohur.
Borat është një personazh tejet i njohur, që ngërthen humorin e zi dhe pyetja që bëri ai, ishte e këtij spektri. /Telegrafi/