Spektakli i njohur “Big Brother Albania” do të rikthehet shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”.
Ndonëse ka dy vite që nuk është organizuar, kompania “Endemol” ka bërë të ditur së fundmi se ka filluar përgatitjet për realzimin e edicionit të nëntë të këtij formati në Shqipëri.
Në rrjetet sociale zyrtare të “Top Channel”, janë publikuar edhe datat e audicioneve të cilat do të jenë si më poshtë,
Në Tiranë me 6-8 janar, në Shkodër me 14-15 janar, Vlorë 21-22 janar, dhe në Prishtinë me 28 dhe 29 janar.
“Jeni të fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh? Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë? Këtë vit Big Brother hap dyert e shtëpisë edhe për ju”, është motoja e “Big Brother” për këtë vit.
Mbetet të shihet se sa i madh do të jetë interesimi i shqiptarëve për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/