Telegrafi

Rikthehet Besa Kokëdhima te “Kënga Magjike”?

“Pa yllin tënd’ ishte kënga me të cilën Besa u paraqit në festivalin “Kënga Magjike” për herë të fundit, në vitin 2007.

Kjo prurje e re në këtë festival dhe bashkëpunimi me kompozitorët e njohur rumun Sebastian Badiu & Daniel Aleksandrescu, e kurorëzuan Besën me një çmimin të rëndësishëm të këtij festivali “Jon Music”.

Edhe pse Besa Kokëdhima ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë festival, ne kemi mësuar se ajo është duke u përgatitur për edicionin e 13-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Më një zë shumë unik, Besa është ndër të paktat artiste që vjen gjithmonë me rryma të ndryshme dhe cilësore. /Telegrafi/