Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi duket i vendosur për një rikthim në politikë, pasi fitores së koalicionit që ai mbështet në zgjedhjet rajonale në Siçili.
Rezultati i shtohet entuziazmit në aleancën e sapokrijuar të qendrës së djathtë, ku partia Forza Italia e Berlusconit është bashkuar me partitë e krahut të djathtë Lega Nord dhe Fratelli d’Italia.
Votimi në ishullin italian të Siçilisë shihej si një test kryesor për koalicionin, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Karriera e biznesmenit miliarder 81-vjeçar është trazuar nga skandalet si brenda ashtu edhe jashtë qeverisë.
Katër herë kryeministri i Italisë i ka munguar skenës politike që kur ai u përjashtua nga parlamenti 4 vite më parë, pasi u dënua për mashtrim në taksa.
Berlusconi do të kërkojë rrëzimin e urdhrit që i ndalon marrjen e një posti publik përpara zgjedhjeve që do të mbahen pranverën e ardhshme.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pritet të shqyrtojë rastin e ish-kryeministrit Berlusconi. /oranews.al/